Goditet nga vetura një 4-vjeçar, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK
03

Lexo edheBIK njofton besimtarët për ditën e parë të Kurban – Bajramit

Një fëmijë është goditur rëndë nga një veturë në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, derisa fëmija (4-vjec), ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim në Emergjencën e Podujevës.

Lexo edheBIK njofton besimtarët për ditën e parë të Kurban – Bajramit
“Një fëmijë 4 vjeç ka pësuar lëndime trupore, fillimisht ka pranuar tretman mjekësor këtu në Emergjencë. I njëjti më pastaj është transportuar për në QKUK”, kanë thënë nga Emergjenca.