back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeGlauk Konjufca në zyre të LDK-së

Glauk Konjufca në zyre të LDK-së

Të ngjajshme

Kupa e Kosovës në basketboll, sot akti i dytë i gjysmëfinaleve

Sonte zhvillohen ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të Kupës...

Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat shfajësuese për Thaçin

Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon...

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarve për grabitje

Policia e Kosovës, sektori i hetimeve të Prishtinës ka...

Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largohen nga salla

Ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, para se të futej në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka hyrë në sallën e Grupit të deputetëve të LDK-së për t’u konsultuar me kolegët e tij.

Më pas Konjufca bashkë me shefin e deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, kanë shkuar në mbledhjen prej të cilës do të dalë data për shpërndarjen e Kuvendit.

Së fundmi, fjalët për një koalicion mes këtyre dy partive janë shtuar edhe pas takimeve të mëhershme të dy krerëve të këtyre partive.

Ndërkaq, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të caktohet edhe seanca e jashtëzakonshme për shpërbërje të Kuvendit të Kosovës, ka filluar.

T7 raporton se deri më tani të pranishëm janë përfaqësues nga të gjitha partitë politike.

Të Fundit

Sport

ShowBiz