back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeGjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Cakolli: Mbrojtja po e çmonton aktakuzën, po...

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Cakolli: Mbrojtja po e çmonton aktakuzën, po dalin në pah absurditete e kundërthënie

Të ngjajshme

Mohamed Salah mes Liverpoolit dhe Arabisë Saudite

Një transferim që dukej i parealizuar, mund të bëhet...

Ky është rendi i ditës i seancës konstituive e cila nis në orën 17:00

Me fillim prej orës 17:00 do të mbahet seanca...

Gjykata e padrejtë vs. Gjyqit të Historisë

Shkruan Valon Murati Liria vërtet ka emër. Dhe ai emër...

Eugen Cakolli, nga KDI, ka reaguar lidhur me deklaratat përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK’së,  duke thënë se ajo se çfarë po ndodh atje s’është vetëm përballje mes mbrojtjes dhe Prokurorisë, por është një test publik i një narrative që prej sa kohësh është tentuar të prezantohet si çështje e mbyllur.

Cakolli ka thënë edhe se ekipet e mbrojtjes po i çmontojnë një nga një shtyllat mbi të cilat është ndërtu e gjithë aktakuza kundër ish-krerëve të UÇK-së, dhe se, bashkë me to po dalin në pah absurditete e kundërthënie serioze të aktakuzave, që s’janë thjesht detaje teknike.

‘’ Argumentet e sotme po i shkokëlojnë edhe disa narrativa që janë shty prej kohësh jashtë saj – herë duke e reduktu gjithë luftën dhe vet kontributin e krerëve të UÇK-së në një tregim të deformuar gjoja-kriminal, e herë duke i paraqitur ata si figura pa peshë reale’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Ajo që po ndodh sot në sallën e Gjykatës Speciale nuk është thjesht një përballje mes mbrojtjes dhe Prokurorisë. Është një test publik i një narrative që prej sa kohësh është tentuar të prezantohet si çështje e mbyllur e mbyllur.

Ekipet e mbrojtjes po i çmontojnë një nga një shtyllat mbi të cilat është ndërtu e gjithë aktakuza kundër ish-krerëve të UÇK-së. Bashkë me to po dalin në pah absurditete e kundërthënie serioze të aktakuzave, që s’janë thjesht detaje teknike. Nga e gjithë kjo situatë, aktakuza në vetvete po duket konstruksion i mbajtur më shumë nga përsëritja sesa nga pesha e provës.

Po aq domethënëse është se si kjo po i prek edhe rrëfimet jashtë gjykatores. Argumentet e sotme po i shkokëlojnë edhe disa narrativa që janë shty prej kohësh jashtë saj – herë duke e reduktu gjithë luftën dhe vet kontributin e krerëve të UÇK-së në një tregim të deformuar gjoja-kriminal, e herë duke i paraqitur ata si figura pa peshë reale.

Të Fundit

Sport

ShowBiz