Gjykata Speciale fton edhe këtë ushtar të UÇK-së
03

Lexo edhePolicia flet për aksidentin e Komoranit ku humbi jetën 28 vjeçarja

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së. bëhet fjalë për Elmi Bytyqin.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.
“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Elmi Bytyqi nga Prizreni. Edhe ky, si gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka deklaruar Gucati.

Lexo edhePolicia flet për aksidentin e Komoranit ku humbi jetën 28 vjeçarja
Dita-ditës po shtohen ftesat për intervistim ndaj ish-krerëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, por po rriten edhe kërkesat për nisjen e protestave për ta kundërshtuar punën e Gjykatës Speciale.
Teksa përfaqësues të OVL-së së UÇK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e protestave, edhe ish-komandantë të UÇK-së kanë thënë se do ta përkrahin këtë kauzë. /Reporteri.net/