Gjykata merr vendim për shoferin që shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 16 persona në Shkup
BILLI
Lexo edhePërçarje brenda PDK-së në Podujevë – Rrustem Mustafa-Remi dhe Fahri Osmani ‘ngacmojnë’ publikisht njëri-tjetrin
Pronari i kësaj kompanie dhe shoferi i autobusit që u aksidentua sipas vendimit të gjykatësit, janë dërguar në arrest shtëpiak.
Për këtë vendim i cili është marrë para dy ditëve, ka reaguar Prokuroria Themelore e cila thekson se gjykatësi nuk ka të drejtë të vendosë për paraburgimin i cili vazhdohet në çdo 30 ditë, pasi gjykatësit e Këshillit Penale, si instancë më e lartë, kanë vendosur që i njëjti të vazhdohet.
Arsyetimi i gjykatësit për shfuqizimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit është se kanë pasur përkeqësime të shëndetit të tyre.

Lexo edhePërçarje brenda PDK-së në Podujevë – Rrustem Mustafa-Remi dhe Fahri Osmani ‘ngacmojnë’ publikisht njëri-tjetrin
Ndryshe, nga aksidenti i autobusit “Durmo Tours”, në shkurt të vitit 2019 jetën e humbën 16 persona, ndërsa mbetën të lënduar edhe dhjetëra tjerë. Sipas Prokurorisë, shkaktari kryesor për këtë aksident ka qenë shpejtësia e autobusit dhe mosfunksionimi i rregullt i pajisjeve për frenim.