BallinaLajmeGjuriq: Kemi duruar fyerje e presione, por jemi të përkushtuar për kompromis

Gjuriq: Kemi duruar fyerje e presione, por jemi të përkushtuar për kompromis

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë me dije në mëngjesin e së martës, se pas 20 orë bisedimesh me Prishtinën, nuk kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacion.

“Pala jonë nuk ka lejuar që të rrezikohet prona e Serbisë, parimet tona janë të rëndësishme dhe nuk duam të biem dakord për diçka që mund të paraqesë precedent për ë ardhmen”.

Ai ka thënë se pala serbe ka insistuar deri në fund në mbrojtjen e interesave të Serbisë, dhe se pret që diskutimet për këtë temë të vazhdojnë.

Gjuriq po ashtu ka shtuar, se pala serbe ka duruar fyerje dhe presione por prapë se prapë mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar për të gjetur një kompromis.

“Falënderoj përfaqësuesit e BE-së që kanë kontribuar në një numër të çështjeve që kanë mbetura për t’u zgjidhur”, ka thënë Gjuriq, raporton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz