Gjithmonë na kënaqen zemrat kur shohim veprime mirësie nga njerëzit, që i bëjnë për njerëzit tjerë
Gjërat më të thjeshta si t’i blesh dikujt një filxhan kafe, të dhurosh materiale për shkollën atyre që u nevojiten, apo vetëm të dhurosh një shënim të këndshëm për dikë mund të mos duket një gjë e madhe, mirëpo ajo ka rëndësi sa bota për ata që janë në nevojë.
Një grua nga Dallasi në Texas shkoi në një shitore argjendarie për të shitur një zinxhir që kishte vlera sentimentale për të, por pasi ishte në një krizë financiare, i nevojiteshin paratë gjithsesi.
Kur ajo i dha zinxhirin djaloshit i cili ishte një mysliman me prejardhje nga Siria, ai menjëherë e pyeti se përse dëshironte ta sheste, ajo u përgjigj: “Jam pa asnjë para, nuk paguhem deri në muajin tjetër”, shkruan rtv21.tv.
Ai pastaj e pyeti se a është kjo e vetmja arsye se pse ajo po e shet zinxhirin, dhe gruaja i tregoi se ishte një dhuratë nga nëna e saj, mirëpo kishte nevojë për paratë.
Shitësi i numëroi paratë sa kushtonte zinxhiri dhe ia dorëzoi gruas, pas kësaj ai bëri një gjest që e shokoi gruan, ai i dha edhe zinxhirin. “Ju thatë se është një dhuratë, merreni”.
Djaloshi gjithashtu shkroi numrin e tij në një letër, duke ia dhënë gruas e cila ishte aty me 2 fëmijët e saj, duke i thënë ta thërriste po të kishte nevojë për diçka.
Çfarë ka bërë ky djalosh i ri mund t’i ketë kushtuar diçka argjendarisë, mirëpo ajo çfarë ka pranuar gruaja është shumë më tepër. Bujaria e tij nuk matet me para, e nuk do të harrohet shpejtë.
Videon ku shihet e gjithë ngjarja mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm