Gjermania ekstradon shqiptarin që mashtronte me Call Center

Një 35-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit përmes call center-it u ka shkaktuar qytetarëve rreth 187 mijë euro dëm, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë.
Sipas njoftimit të Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me homologët e Interpol Wiesbaden, në vijim të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit të shtetasit në kërkim ndërkombëtar, E. L., 35 vjeç, i lindur në Tropojë.
Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në dëm të disa qytetarëve.

Lexo edheHaradinaj: Sa më bashkë, aq më mirë për ne
Nga hetimet rezulton se E. L., në bashkëpunim me persona të tjerë, të organizuar si grup, përmes një call center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste dhe tentativa të mashtrimit kompjuterik.














