Gjermani, si pasojë e përmbytjeve nga kopshti zoologjik ikin kafshët e egra
03

Lexo edheAutobusët me mbishkrimin ‘Allah’ midis Londrës

Dy luanë, dy tigra dhe një jaguar kanë ikur nga një kopsht zoologjik në rajonin jugperëndimor gjerman Eifel, ku kanë ndodhur përmbytjet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga komuna Bitpurg-Prüm të shtetit Rheinland-Pfalz, pas fatkeqësisë së përmbytjeve në rajon, disa kafshë grabitqarë kanë ikur nga kopshti zoologjik në Lünebach.
Zëdhënësi Ansgar Dondelinger, tregoi se vazhdojnë punimet për kapjen e të dy luanëve, dy tigrave dhe një jaguari.

Lexo edheAutobusët me mbishkrimin ‘Allah’ midis Londrës
Policia shtetërore paralajmëroi popullatën përreth që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, ndërsa u kërkoi që të lajmërojnë në rast të gjetjes së kafshëve grabitqarë.
Televizioni SWR, njoftoi se një ari që ka ikur nga kopshti zologjik ka ngordhur pasi që është qëlluar.