‘Gëzuar atje lart babush’, Ronela rrëqeth me dedikimin për të atin
dp

Lexo edheDeklaratat e babait të Selin, Anjeza Shahini krah Mirit: Perversët nuk dalin në Big Brother, ata i keni në shtëpi dhe bëjnë si të ndershëm

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të kujtuar babain e saj në ditën e lindjes.
Përmes një fotografie të rrallë nga fëmijëria, Ronela ka ndarë me ndjekësit dhimbjen dhe krenarinë e madhe që ndjen për figurën e tij.
Në mesazhin e saj, ajo e cilëson të atin si një burrë shteti të nderuar, por mbi të gjitha si një bashkëshort dhe baba të mrekullueshëm që i bëri ato shumë të lumtura sa ishte gjallë.

Lexo edheDeklaratat e babait të Selin, Anjeza Shahini krah Mirit: Perversët nuk dalin në Big Brother, ata i keni në shtëpi dhe bëjnë si të ndershëm
“Do isha gruaja më me fat nëse do kisha një bashkëshort që të kishte sikur gjysmën e cilësive dhe sjelljes tënde”, shkruan Ronela në dedikimin që preku zemrat e të gjithëve.
Ronela e mbylli urimin me premtimin se do të punojë gjithmonë për t’i ngjarë sadopak atij dhe për ta mbajtur mbiemrin e tij me kokën lart.
