BallinaShowBizDeklaratat e babait të Selin, Anjeza Shahini krah Mirit: Perversët nuk dalin...

Deklaratat e babait të Selin, Anjeza Shahini krah Mirit: Perversët nuk dalin në Big Brother, ata i keni në shtëpi dhe bëjnë si të ndershëm

Të ngjajshme

Antonelli fitues i garës së Kinës në Formula 1

19-vjeçari italian Andrea Kimi Antonelli, në timonin e Mercedes-AMG...

“Ai e ndryshoi lojën”, Arteta me fjalë të mëdha për 16-vjeçarin Dowman

Mikel Arteta e përshkroi momentin kur Max Dowman u...

Mitrovicë: Një person arrestohet pasi dyshohet se sulmoi dy policë

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se...

Ja si eskaloi përplasja mes Juelës dhe Gretës deri te përjashtimi i kësaj të fundit

Greta është përjashtuar mbrëmë nga shtëpia me e famshme...

Këngëtarja Anjeza Shahini ka reaguar publikisht në mbrojtje të Mirit, pas akuzave dhe komenteve të bëra ndaj tij gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.

Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, artistja ka përcjellë një mesazh të fortë pas deklaratës së dhënë nga babai i Selin Bollatit në “Shqipëria Live” pak ditë më parë.

Shahini zbulon se rreth 20 ditë para se Miri të hynte në shtëpinë e “Big Brother”, ato kishin zhvilluar një bisedë të sinqertë, gjatë së cilës Miri kishte theksuar qartë se nuk kërkonte mbështetje apo ndihmë, por thjesht të vlerësohej për atë që është.

Sipas këngëtares, Miri vazhdon të besojë se njerëzit nuk duhet të shajnë, nuk duhet të paguhen për komente të shëmtuara dhe as të bashkohen për të denigruar një njeri deri në thelb. Në reagimin e saj, Shahini e përshkruan Mirin si një person që zgjedh të mbrojë të dobëtit, që respekton kufijtë personalë dhe që është e gatshme të vërë veten në rrezik për të mbrojtur të tjerët.

Anjeza Shahini ndalet gjithashtu te akuzat e rënda që, sipas saj, i janë bërë Mirit nga babai i Selin, të cilin e quan “prind i një vajze të rritur”, duke e quajtur këtë situatë si të padrejtë dhe thellësisht dëmtuese. “Të etiketosh një njeri me zemër të artë si Miri me epitete të tilla është kriminale”, shkruan ajo, duke theksuar se sulme të tilla nuk kanë vend në një shoqëri që pretendon të jetë e drejtë dhe humane.

Postimi i plotë:

20 ditë përpara se Miri të futej në Big (ku unë nuk doja, sepse ndryshe nga unë, Miri ende beson në dashamirësinë e fuqive mediatike) më tha: “Nuk dua as mbështetje, as ndihmë, nëse njerëzit do më duan për atë që jam, dua të votohem për atë që jam”.

Kaq i drejtë është Miri. Akoma mendon se njerëzit nuk shpifin, se njerëzit nuk paguajnë për komente të shëmtuara, se njerëzit nuk bëjnë komplote ta denigruar një qenie njerëzore deri në palcë. Miri që sot zihet dhe nesër sigurohet që nuk ka humbur një shok. Miri që të pyet përpara se të të përqafojë. Miri që vendos veten në rrezik për të mbrojtur më të dobëtit, sot akuzohet nga një prind i një vajze të rritur që është po aq e përfshirë në një lojë sa edhe Miri si një “pervers”. Nuk kanë faj, sepse “pervers” ka shumë, por ata nuk dalin në Big Brother, ata i keni në shtëpi, duke bërë si burra të ndershëm, nga ata me “namaz”. Miri është i rritur me dashuri, ai jep shumë dashuri, dashuri të sinqertë, nga ajo që është harruar nga shumë.

Të etiketosh një njeri me zemër të artë si të Mirit me epitete të tilla është kriminale dhe për këtë shpresoj që Miri të ketë hapësirë të marrë masa të duhura një ditë.

Miri, sa mirë që je brenda dhe ende nuk di gjë, sepse zemra jote e butë do të vritej padrejtësisht. Ata që të njohin të duan shumë. Ki durim, sepse ata që sot hedhin baltë mbi ty do të kursehen përpara pastërtisë tënde një ditë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz