BallinaLajmeGaxherri: Asnjë deputet i LDK'së s'do ta votojë qeverinë e PAN'it

Gaxherri: Asnjë deputet i LDK’së s’do ta votojë qeverinë e PAN’it

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka folur për mundësitë e LDK’së për t’iu bashkuar një koalicioni për formimin e qeverisë së re të vendit.

Ajo ka thënë se LDK përjashton çfarëdo mundësie të bashkëpunimit me PDK’në, teksa është e hapur për bashkëpunim me partitë e tjera.

“Me partitë e tjera mundemi të bashkëpunojmë, përveç me PDK’në”, ka thënë ajo në televizionin Rrokum.

Gaxherri ka theksuar se LDK është e përgatitur për krejt skenarët, por nuk do të shkojë kurrë aty ku është edhe PDK’ja.

Ajo ka thënë se nëse LDK mbetet në opozitë, nuk do të veprojë si opozita e kaluar në Kuvend.

“Ne do të ishim opozitë konstruktive, por s’do të hynim asnjëherë në ujërat si opozita e kaluar”, është shprehur Gaxherri.

Ajo ka thënë se prej LDK’së s’do të ketë deputetë që do të votojnë për formimin e qeverisë nga koalicioni PAN.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz