back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeFSSHK-Kurtit: Shihemi në greva, po e njollos punën tonë

FSSHK-Kurtit: Shihemi në greva, po e njollos punën tonë

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai me gjuhë të ashpër e urryese po e njollosë punën e tyre.

Sipas kësaj Federate, kryeministri Kurti po tenton të shpërqendroj opinionin rreth kërkesës së tyre për rritje të pagës dhe miratim të Ligjit të Pagave.

Me këtë rast nga kjo Federatë kanë paralajmëruar greva.
Njoftimi i plotë:

Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njejti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqëndron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh!
Për të qenë të qartë kështu duke e demantuar atë se çka zt.Kurti përmendi sot ju rikujtojmë se:
Me dt 22.05.2017 Federata e Sindikatave te Shëndetësisë se Kosovës ka dërguar kërkesë prej 13 pikësh 5 partive politike:

LDK, PDK, AAK, LVV, NISMES, e me dt 23.05.2017 AKR e PD poashtu, ku në pikën e 5 të kësaj kërkese FSSHK-ë cek Ligjin e Pagave duke kërkuar përcaktimin e koeficientëve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks të veçantë punëtorët shendetësorë, mirëpo me sa po shihet sikur se atëherë as sot nuk ka gjetur vullnetin e mirë Kryeministri me partinë e tij që t’ju vihet në ndihmë punëtorëve shëndetësorë me qëllim që t’ju përmirësoj mirëqenien!!

A është e drejtë kjo çka kemi kërkuar? PO është, ka qenë e do të jetë..!

Dëshpërimisht, duke qenë se zt.Kurti është në rrugë për të dështuar njëkohësisht duke dezinformuar në të gjitha aspektet, atëherë si mbetet asgjë tjetër vetëm shkatërrimi i Sindikatave.
Shihemi në Grevë!

Të Fundit

Sport

ShowBiz