Fshati Aqarevë gati dy muaj pa autobusë, nxënësit e shkollave mezi po sigurojnë vijimin e mësimit
01

Lexo edhe“Ministër Pinokio”, Ganimete Musliu e vazhdon edhe jashtë Kuvendit përplasjen me Pecin

Fshati Aqarevë përveç që po përballet me shpërngulje të banorëve, të cilët po migrojnë qytete e vende të tjera, tanimë gati dy muaj po përballet edhe me një problem tjetër, atë të mungesës së autobusit në linjën Aqarevë – Skenderaj, shkruan Drenica Press.
Më të prekurit nga mungesa e autobusit janë nxënësit e këtij fshati, të cilët me shumë vështirësi po sigurojnë vijimin e shkollimit, në shkolla të mesme.
Prindërit e këtij fshati për Drenica Press thanë se fëmijët e tyre çdo ditë duhet me makina t’i dërgojnë ne shkolla të mesme, çka atyre po u shkakton shpenzime të mëdha. Ndërkaq nga Komuna e Skenderajt merret vesh se kryetari Fadil Nura ka kërkuar nga drejtoritë përkatëse të ndërmarrin hapa sa më të shpejtë për të siguruar qarkullimin e linjës së autobusit për këtë fshat./DRENICA PRESS/

Lexo edhe“Ministër Pinokio”, Ganimete Musliu e vazhdon edhe jashtë Kuvendit përplasjen me Pecin