Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për zhvillimet e sotme ku FSK shkoi në Veri për një mision kërkim shpëtimi. Sidoqoftë, në disa fotografi që përdorën eksponentë të pushtetit, KFOR që po shoqëronte FSK’në nuk shihej.
Duke e trajtuar këtë çështje Ambasadori i Francës në “x”, tha se “manipulimi i informacionit po bëhet sistematik”.
“Mbështetja e plotë e Francës për KFOR-in dhe Komandantin e tij. Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në sigurinë e të gjithëve. KFOR meriton respektin dhe njohjen e të gjithë palëve të interesuara në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike. Gjithashtu, shpreh respekt për mediat që raportuan me saktësi rolin e KFOR-it në përpjekjet për të gjetur trupin e personit të zhdukur nga Liqeni i Ujmanit”, ka thënë ai. /Gazeta Express