Fotografi “lufton” me uraganin e fuqishëm, vetëm për të kapur pamjet e përmbytjes (Video)

Erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu kanë përcjellë uraganin “Nate” i cili ka përfshirë shtetet bregdetare të Amerikës në gjirin e Meksikës.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për erëra me shpejtësi rreth 140km/orë që kanë përfshirë sërish SHBA-të, saktësisht shtetin e Mississipit.
Ndonëse vlerësohet se nuk është i të njëjtit rrezik me uraganët e muajve të kaluar “Irma” dhe “Maria”, autoritetet thonë se edhe ky mund të shkaktojë përmbytje.

Lexo edheFlet papagalli, zbulon vrasësin e pronarit të tij
Ndërkohë është publikuar një video në të cilën thuhet se Mike Theiss, një fotograf nga Florida, ka kapur pamjet që tregojnë përmbytjen e një kazinoje, gjegjësisht pjesën e garazhit.
Theiss, themeluesi i “Ultimate Chase Storm Video”, ka mbuluar ciklonet tropikale për 30 vjet.














