back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaBotëFletarrest ndërkombëtar për Gruevskin dhe Boshkovskin

Fletarrest ndërkombëtar për Gruevskin dhe Boshkovskin

Të ngjajshme

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...
- Advertisement -

Prokuroria Themelore Publike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot deri tek Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi urdhëresë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish të punësuarin e DSK-së Nikolla Boshkovski.

Ata janë të dyshuar për ngjarjet në Kuvend gjatë 27 prillit të vitit 2017. Që të dy dyshohen për kërcënim të rendit kushtetues dhe sigurisë.

“Pas kryerjes së hetimeve paraprake, më 20 shkurt, prokurori kompetent nga Prokurorit Publik për Krimin të Organizuar dhe Korrupsionit dha urdhër për masë hetimore ndaj pesë personave, përfshi këtu edhe ndaj dy personave që nuk janë në dispozicion për autoritetet. Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup ka dorëzuar kërkesë për shqiptimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit, ku dy personave të arratisur ju shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve deri në gjetjen e tyre”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Gruevski që nga nëntori i vitit të kaluar është në arrati në Budapest të Hungarisë, ku edhe ka fituar azil politik, kurse Boshkovski gjendet në arrati në Greqi. Që të dy janë të akuzuar në shumë raste të PSP-së, ndërsa Gruevski është i dënuar në rastin “Tanku”, për blerjen e makinës mercedes në vlerë prej 600.000 eurove.

Më 20 shkurt, ish kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe dy ish-ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski u morën në pyetje si të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit. Janakievski për momentin gjendet në paraburgim shtëpiak ndërsa Ristovski është në paraburgim në burgun hetimor të Shutkës, kurse Veljanovski i shpëtoi paraburgimit falë imunitetit të tij si deputet. /Alsat-M/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz