BallinaShqiptareFlet nëna kosovare që iu zhduk djali para syve në Zvicër

Flet nëna kosovare që iu zhduk djali para syve në Zvicër

Të ngjajshme

Njeriu në Hënë!

Astronautët e NASA-s nga Artemis II kanë fotografuar një...

Shënohet autogol i pabesueshëm në Europa League

Është shënuar një autogol i pabesueshëm në ndeshjen e...

Zyrtare: Andy Robertson largohet në fund të sezonit nga Liverpool pas nëntë vitesh

Liverpool ka konfirmuar se kapiteni skocez Andy Robertson do...

Papagalli eksplorues: Bebe lundron nën ujë me një mini-nëndetëse

Shumë pronarë shpenzojnë për lodra dhe shijen e kafshëve...

Melania Trump thotë se nuk ka pasur kurrë lidhje me Epsteinin

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Një djalë 4 vjeçar kosovar me banim në Zvicër është zhdukur që nga dje.

Zenelipo luante të enjten pasdite me nënën dhe fëmijët e tij të tjerë në një shesh lojërash në Wildegg kur papritmas u nda nga nëna e cila menjëherë ka lajmëruar Policinë.

“Ne ndjemi të humbur dhe dëshpëruar, por, shpresojmë se Zeneli do të gjendet. Megjithatë, me kalimin e kohës, shpresa jonë zbehet”, thotë nëna e tij, Burbuqe M. (43) nga Niederlenz AG për “20 min.ch”.

Së bashku me djalin e saj, Zenelin, ajo shkoi në një shesh lojërash pranë kryqëzimit Bruggerstrasse/Wildeggerstrasse në Möriken-Wildegg AG të enjten rreth orës 14:00.

Rreth orës 16:30 djali i vogël u zhduk papritmas, edhe pse nëna e tij ishte aty. “Ai luajti me fëmijët e tjerë ose bëri disa xhiro në biçikletën e tij”, kujton nëna e tij

Zeneli ka humbur çdo gjurmë, derisa vetëm biçikleta e tij u gjet pranë një shtëpie të verdhë në lagje. “Ne donim që ai të kishte më shumë kontakte me fëmijët e tjerë”, thotë tutje nëna e tij.

“Vajza e një miku tha se e pa, që Zeneli e kishte lënë biçikletën e tij atje dhe më pas shkoi në rrugën kryesore. Ne kontrolluam vende të tjera aty afër që ai pëlqente”, thotë Burbuqe M.

Që ai mund të shkonte me dikë tjetër, nuk mund të përjashtohej si mundësi. “Ai është një djalë i shoqërueshëm, që i beson të gjithëve”. Për Zenelin nuk ishte hera e parë që ishte në këtë shesh lojërash, sepse kanë shumë fëmijë miq atje.

“Ne donim që ai të kishte më shumë kontakte me fëmijët e tjerë, të bisedonte me ta dhe të luante me ta. Ne gjithmonë ndiheshim të sigurt këtu”, thotë nëna e tij dhe shpërthen në lot, përcjell albinfo.ch.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz