BallinaOpinioneFjolla Morina + Meda = Komuna e Skënderjat

Fjolla Morina + Meda = Komuna e Skënderjat

Shkruan Hysni Mehani

Elitat duhet ta udhëheqin masën në nevojën e saj, jo në dëshirën saj. Dëshira e masës shpeshherë shkon në kundërshtim me nevojën e saj.

Me pak fjalë, masa mund të ekzaltohet me performancën e Fjolla Morinës dhe Medës. Dëshira e saj mund të jetë shfrenimi nëpër sheshe sepse edhe ashtu jeta që i ofrohet këtu është tepër e zymtë. Por nevoja e masës është krejt diçka tjetër: është nevojë për art të mirëfilltë, për këngë e këngëtarë të mirëfilltë, për kulturë e për emancipim. A bëhet kjo me Fjolla Morinën e me Medën? Jo!

Kryetari, komuna, DKRS-ja duhet t’i ofrojë qytetarit performanca që kanë vlera, jo performanca që kanë konsum. Komuna nuk është klub striptizi e as klub tallavaje.

Një ndër veprimet me të mençura që kishte marrë qevierjsa aktuale ishte organizmi i këtij aktiviteti të kopijuar nga Drenasi. Aktivitet për bashkatdhetarë të cilin e mendoja krejt ndryshe. E mendoja aktivitet ku një kitarë tingëllon lehtë nën zërin e Ismet Kadishanit dhe bashkatdhetarë që rrethojnë kioskat vendosura në shesh, pijnë ndonjë limonadë, bashkëbisedojnë me njërit-tjetrin. Por, për që kthehen organizmit e komunës në shfaqje striptizi e tallavaje kurrë nuk e kisha menduar.

Por më e keqja është se nga këto performanca më të ekzaltuarit na del të jenë elita që udhëheq me komunën. Aq të ekzaltuar saqë kur krejt Kosova po i kritikonte për performancën e Fjolla Morinës, u përgjigjën e ju pse nuk po u pengojnë performancat e Rita Orës. Një elitë që terhjek paralele mes Rita Orës dhe Fjolla Morinës, nuk ka si të quhet ndryshe veçse tallava-elitë.