Fitorja e zorit me San Marinon, reagon ashpër Gjimshiti: Mesfusha ishte bosh!
dp

Lexo edheE la Malishevën, Bërdariq zyrtarizohet te skuadra e re

Kapiteni Berat Gjimshiti reagon ashpër pas paraqitjes ndaj San Marinos. Mbrojtësi e ka fajësuar mesfushën për paraqitjen e dobët.
“Nga kjo fitore duhet të nxjerrim shumë mësime. Në karrierën time vështirë të kem pasur një ndeshje të tillë. Në fund nuk u duk fare diferenca jonë me ata.
Të gjithë çunat donin të bënin gol, por duhet fryma në skuadër, jo të shënojë secili për vete. Ka shumë gjëra që duhen përmirësuar.
Ajo që nuk shkoi është përqendrimi në atë moment, duhet të përqendrohesh 100% në çdo ndeshje. Mesfusha ishte bosh.
Gjëja më e rëndësishme është koka. Nëse nuk punojmë me këmbët, duhet të punojë koka. Mendoj që mentaliteti e mund gjithmonë talenti” ka thënë kapiteni në reagim./Indeksonline/

Lexo edheE la Malishevën, Bërdariq zyrtarizohet te skuadra e re