E la Malishevën, Bërdariq zyrtarizohet te skuadra e re
dp

Lexo edhePara ndeshjes lamtumirëse, Kombëtarja e Argjentinës do të udhëtojë me autobus të hapur drejt stadiumit

Thomas Bërdariq është zyrtarizuar si trajneri i ri i Al Bukiriah-ut, duke nisur një aventurë të re në futbollin arab.
Ish-tekniku i Malishevës ka surprizuar me vendimin për t’u larguar nga skuadra kosovare, pikërisht në një moment kur skuadra nga Kosova po kalonte një sezon pozitiv.
Bërdariq, i cili po bënte një punë të mirë në drejtimin e Malishevës, u largua papritur gjatë pushimit të kombëtareve. Tashmë destinacioni i tij i ri është kategoria e dytë e futbollit arab, ku sfida do të jetë e veçantë për trajnerin gjerman.

Lexo edhePara ndeshjes lamtumirëse, Kombëtarja e Argjentinës do të udhëtojë me autobus të hapur drejt stadiumit

Klubi i ri i Bërdariqit nuk po kalon një moment të mirë. Pas gjashtë javësh kampionat, Al Bukiriah renditet në vendin e parafundit, me vetëm 2 pikë të grumbulluara. Kështu, detyra e parë e trajnerit do të jetë ringritja e skuadrës dhe largimi nga zonat e fundit të tabelës.
Nga ana tjetër, Bërdariq e la Malishevën në vendin e dytë të klasifikimit, vetëm dy pikë pas Prishtinës kryesuese. Një largim i papritur që ka bërë bujë në futbollin e Kosovës, por që tashmë i hap trajnerit një kapitull të ri në Arabinë Saudite./Indeksonline