BallinaLajmeFitoi zgjedhjet Presidenciale/ Rama uron Vuçiçin para Putinit

Fitoi zgjedhjet Presidenciale/ Rama uron Vuçiçin para Putinit

Të ngjajshme

UEFA zgjedh lojtarët e ndeshjes në dy takimet sonte

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka zgjedhur...

​LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po vazhdojnë...

Vance thotë se ka shumë pajtime midis SHBA-së dhe Iranit, pavarësisht pikave të vështira

Më parë, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf...

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri

Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës...

Kryeministri Edi Rama ka qenë ndër të parët që ka uruar Aleksandar Vuçiç për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale. 

Rama ka nxituar të urojë mikun e tij serb edhe përpara presidentit rus, Vladimir Putin, i cili është ‘vëllai i madh’ i Vuçiçit.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë nuk ka shpërndarë mesazh urimi të Ramës për Vuçiç, por është gazeta serbe, Kurir, media e kontrolluar nga presidenti serb, që e konfirmon një gjë të tillë.Image

Gazeta e Beogradit shkruan:

Urime nga Hungaria u dërguan nga presidenti Katalin Novak dhe kryeministri Viktor Orban, dhe në emër të Republikës së Sllovenisë nga presidenti Borut Pahor dhe kryeministri Janez Jansha. Presidenti Vuçiç ka pranuar urime edhe nga kancelari i Republikës së Austrisë, Karl Nehamer, nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, si dhe nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Urimet në emër të mbretit të Bahreinit u dërguan nga Sheikh Nasser bin Hamad bin Isa al Khalifa. Edhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka uruar presidentin Vuçiç dhe fitoren e tij në zgjedhje”.  

Gjithashtu, Kurir se mes të tjerësh, Vuçiç ka marrë mesazhe urimi edhe nga presidenti i Republikës franceze Emanuel Macron, Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, etj.,

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz