BallinaRegjionaleFilluan e punimet për ndërtimin e shtratit të lumit “Klina" (FOTO)

Filluan e punimet për ndërtimin e shtratit të lumit “Klina” (FOTO)

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë përuruar fillimin e punimeve në ndërtimin e shtratit të Lumit “Klina”, tek ura afër Shërbimit të Zjarrfikësve, të një gjatësie prej 530 metra në drejtim të fshatit Llaushë.

Kryetari Jashari ka thënë se është prioritet i qeverisjes lokale në Skenderaj rregullimi i tërësishëm i shtratit të shtratit të lumit tonë të vetëm që kemi.

Këtë segment e ka financuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila do të vazhdojë të mbështes financiarisht edhe segmente të tjera vitin e ardhshëm deri në fshatin Kuqicë.

“Jam thellësisht i lumtur për realizim të këtij projekti, kjo pasi më nuk do të ketë vërshime nga të cilat më së shumti kanë vuajtur banorët e lagjeve përgjatë shtratit të Lumit “Klina”. Ky është vetëm fillimi i finalizimit të shtratit të lumit në gjithë gjatësinë e tij”, ka thënë kryetari Jashari.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz