BallinaLajmeFillon rregullimi i varrezave të dëshmorëve në Malishevë

Fillon rregullimi i varrezave të dëshmorëve në Malishevë

Të ngjajshme

Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?

Me urimin për festën e Fitër Bajramit, Instituti Hidrometeorologjik...

La Liga, krejt sytë te derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos

Këtë javë luhet xhiroja e 30-të në La Liga,...

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi opozitar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka...

Këto ditë ka filluar rregullimi i hapësirës, përkatësisht ndërtimi i lapidarit në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, aty ku prehen të gjithë dëshmorët e Brigadës 122 “Imer Krasniqi”.

Ndërtimin dhe rregullimin e sheshit në këto varreza, është duke e bërë Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Punimet në këtë kompleks, sot i kanë parë nga afër drejtori komunal i shërbimeve publike, Milazim Morina dhe ai i urbanizimit, Islam Vrenezi.

Ata janë ndarë të kënaqur me punimet që janë duke u bërë, e sidomos pjesa e ndërtimit të lapidarit, ku do të shkruhen edhe e të gjithë dëshmorëve”, thuhet në njoftim.

Këto punime kanë filluar tani, në prag të shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës, që lidhet me rënien e dëshmorit të parë, Imer Krasniqi, i rënë më 16 qershor të vitit 1998, dhe të dëshmorit të fundit, Mentor Gashi i rënë më 16 qershor të vitit 1999. Po ashtu më 16 qershor 1999 është çliruar Komuna e Malishevës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz