back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLipjani komuna e parë me performancë më të mirë, Prishtina e nënta!...

Lipjani komuna e parë me performancë më të mirë, Prishtina e nënta! Drenasi dhe Skenderaj…?

Të ngjajshme

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Komunat e Kosovës kanë shënuar përparime për mjedis të favorshëm të bizneseve, mirëpo ende mbetet mjaft punë për të bërë nga 38 komuna për një mjedis më të favorshëm biznesor dhe për transparencë më të madhe.

Kështu ka thënë Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest me rastin e prezantimit të studimit ‘Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave’ (MCI).

Hashani ka thënë se bizneset konsiderojnë se komunat duhet të jenë edhe më tepër transparente. Andaj, sipas tij, qëllimi i studimit të Indeksit të Konkurrueshëmrisë së Komunave të Kosovës është matja e konkurrueshmërisë së qeverisjes komunale në krijimin e një mjedisi të favorshëm afarist në nivel lokal.

Komunat me performancë më të mirë në bazë të këtij indeksi janë: Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku, Hani i Elezit, Gjakova, Podujeva, Obiliqi, Prishtina dhe Suhareka. Drenasi dhe Skenderaj nuk renditet në dhjetëshen e parë.

James Hope, drejtor i Misionit të USAID për Kosovë tha se komunat duhet t’i marrin parasysh të gjeturat dhe të punojnë fort për mjedisin afarist, krijimin e vendeve të reja të punës dhe të jenë më transparente për qytetarët dhe bizneset.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ambienti i komunave nuk mund të jetë indiferent në nivel kombëtar.

Ai tha se ky studim tregon se komunat duhet të bëjnë gjithnjë edhe më shumë për ambientin e biznesit nëpër komuna.

Muhedin Nushi nga komuna e Prishtinës të cilit nuk i pëlqeu shumë rangimi i Prishtinës në vendin e nëntë  pyeti organizatorët se çfarë metodologjie kanë përdorur për këtë studim.

Studimi i MCI USAID prezantoi indeksin për qeverisje komunale për 38 komuna të Kosovës, duke bërë vlerësimin e qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve. Gjetjet janë të bazuara në anketën e bërë me 3350 biznese nga të gjitha komunat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz