back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaBotëFillon normalizimi i marrëdhënieve Turqi-Izrael

Fillon normalizimi i marrëdhënieve Turqi-Izrael

Të ngjajshme

15 parti dorëzuan listat me kandidatë në KQZ deri në orën 21:30

Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora...

Juventusi pranon edhe golin e dytë ndaj Napolit

Skuadra e Napolit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Kupchan: Situata në Ballkanin Perëndimor e ndjeshme, stabiliteti varet nga roli i ShBA-së

Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi...

Enca rikujton fëmijërinë, shfaq vetëbesim ekstrem

Këngëtarja e njohur Enca është bërë nostalgjike. Ajo ka ndarë...

Izraeli ka pranuar të paguajë dëmshpërblim për familjet e aktivistëve që humbën jetën në sulmin e kryer kundër anijes “Mavi Marmara” dhe ndërhyrjen e Turqisë në situatën humanitare në Gazë.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe Turqi-Izrael ishte finalizuar të dielën (26 qershor 2016) në Romë.

Në mars 2013 Izraeli kishte kërkuar plotësuar kushtin e parë të Turqisë, duke kërkuar të falur. Kjo ishte hera e parë që Izraeli kërkonte të falur nga një shtet i huaj.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur Izraeli ka pranuar edhe dy kushtet e tjera të Turqisë.

Sipas marrëveshjes në fjalë Izraeli ka pranuar të dëmshpërblejë familjet e personave që kanë humbur jetën në sulmin ndaj anijes “Mavi Marmara” dhe ndërhyrjen e Turqisë në gjendjen humanitare në Gazë.

Në kuadër të konsensusit të arritur ndërmjet dy vendeve do të sigurohet hyrja e materialeve për përdorim civil në Gazë, përfshi këtu edhe ndihmat humanitare, do të realizohen investimet turke në infrastrukturën dhe sipas kësaj do të ndërtohen banesa për popullin e Gazës dhe së shpejti do të hapet edhe Spitali i Miqësisë Turqi-Palestinë me kapacitet 200 shtretër.

Problemi i furnizimit me energji elektrike dhe ujë, që përbëjnë edhe nevojat më urgjente për popullin e Gazës, do të zgjidhet duke rritur sasinë e elektrikut dhe të ujit që i jepet Gazës si dhe me ndërtimin e centraleve të reja. Kështu do të lehtësohet edhe realizimi i projekteve të gjithanshme siç është ndërtimi i Zonës Industriale “Cenin” në Bregun Perëndimor, përveç projekteve në Gazë.

Marrëveshja e arritur ndërmjet dy vendeve nuk përmban ndonjë klauzolë në lidhje me Hamasin.

Konsensusi i arritur me Izraelit vlerësohet si një sukses diplomatik i fituar falë qëndrimit parimor dhe të vendosur që ka mbajtur Turqia pas 31 maj 2010.

Me marrëveshjen e arritur ndërmjet dy vendeve i është hapur rruga edhe dërgimit të ndihmave humanitare në Gazë, ashtu siç kishin pasur dëshirë edhe aktivistët që humbën jetën në ngjarjen “Mavi Marmara”.

Kryeministri i Turqisë, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) sot në orën 12.00 do të bëjë një deklaratë në pallatin Çankaya në lidhje me marrëveshjen e arritur në negociatat me Izraelin. /trt/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz