back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaSportFigo: Reali e do Neymarin, edhe për të do të ishte pozitive...

Figo: Reali e do Neymarin, edhe për të do të ishte pozitive transferimi në Madrid

Të ngjajshme

Superheronjtë në Pediatri

Policia e Kosovës ka marrë pjesë në ngjarjen filantropike...

Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën (VIDEO)

Një dron për Benitën ka arritur në shtëpinë më...

Sami Lushtaku e merr vendimin e parë, e gëzon Fadil Nurën!

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka marr vendimin...

Figo nuk e ka fshehur faktin se Neymar është dëshira e madhe e Florentino Perez dhe Real Madridit, teksa ka këshilluar brazilianin që të nisë dhe të mendojë nëj kalim të mundshëm në “Bernabeu”.

Në kuadër të një aktiviteti publik të UEFA-s, legjenda e Portugalisë, po aq i famshëm për “tradhtinë” ndaj Barcelonës kur u transferua te Real Madrid, e po ashtu për transferimin te Inter, Luis Figo, ka folur së fundmi në lidhje me të ardhmen e Neymar, objektiv i mundshëm i Los Blancos.

Figo e ka këshilluar Neymarin se largimi nga PSG-ja vetëm sa do të ishte pozitive për brazilianin, edhe më shumë nëse vendos të shkojë në “Santiago Bernabeu”.

“Neymar tashmë është 27 vjeç dhe normalisht nuk ka nevojë për këshilla. Është një vendim totalisht personal, por besoj se nëse dikush vendos të ndryshojë e bën sepse kërkon më të mirën, si në terma ekonomikë, ashtu edhe në ato profesionalë”, komentoi Figo.

“Personalisht nuk kam dyshime mbi faktin se Real Madrid dëshiron të ketë Neymar me çdo kusht, dhe besoj se nga këndvështrimi i tij, të paktën në terma prestigji, do të ishte një ndryshim pozitiv”, deklaroi ndër të tjera legjenda portugeze, Luis Figo.

Ditë më parë, Neymar tha se ëndërron që të luajë një ditë me Eden Hazard, është një lojtar që pëlqen të ndajë fushën me të. Kurse, i pyetur ZIdane lidhur me këtë, la gjithçka të hapura, duke i dërguar atij mesazhe “në Madrid ëndrrat bëhen realitet për të gjithë”. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz