BallinaShqiptareFestonin maturën, shpejtësia hedh në kanal makinën e nxënësve

Festonin maturën, shpejtësia hedh në kanal makinën e nxënësve

Të ngjajshme

​Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Ish-kryetari LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga partitë parlamentare...

Deliu: Kushtetuta është shkelur dhjetëra herë, Osmani nuk ka reaguar asnjëherë, i ka shërbyer Kurtit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...

Kusari-Lila: Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore garanton mbrojtje më të madhe për konsumatorët

Ministja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari...

Valon Vataj merr pozitë të re, emërohet kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve

Valon Vataj është emëruar kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve...

5 të rinj maturantë nga Korça të cilët ishin nisur drejt Voskopojës për të festuar përfundimin e gjimnazit u përfshinë në një aksident automobilistik mesditën e kësaj të marte.

Mjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Porta e Gurtë në aksin Korçë-Voskopojë duke përfunduar në kanal.

Si pasojë 2 prej të rinjve, mes të cilëve drejtuesi mjetit, kanë mbetur të plagosur.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se kanë qenë 5 mjete të cilat po ecnin në autokolonë nga Korça drejt Voskopojës.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara e automjetit me të cilin udhëtonin gjimnazistët.

Dy të rinjtë e plagosur ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërkohë që tre të rinjtë e tjerë janë shoqëruar në komisariat ku janë duke u marrë në pyetje nga uniformat blu për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz