back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaShqiptareLot gëzimi: Xheisioni bëhet me shtëpi të re në emisionin e fundit...

Lot gëzimi: Xheisioni bëhet me shtëpi të re në emisionin e fundit të ‘Piter Pani’

Të ngjajshme

Mësohet sakrifica që e ka bërë Jacksoni për t’iu bashkuar Bayernit

Historia befasuese e Nicolas Jackson po bën jehonë në...

Ndërron jetë doktori i famshëm kosovar, Faik Hima

Me dhimbje të thellë është bërë e ditur se...

Sulmet ndaj Kushtetueses, reagon shefi i EULEX-it: Të papranueshme

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka theksuar rëndësinë...

Mësohet shuma që do të paguajë Reali për ta rikthyer Nico Pazin

Real Madrid ka marrë tashmë një vendim strategjik për...

Osmani pret Nuncin Apostolik, kërkon njohje nga Selia e Shenjtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në...

Ëndrra e Xheison Baftit ishte që kur të rritej ta bënte familjen e tij me një shtëpi të re. Por ai nuk do të ketë nevojë të presë kaq shumë, pasi kjo ëndërr tashmë iu bë realitet, falë spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”. Nisma e prezantuar pak kohë më parë u finalizua me sukses këtë mbrëmje finale.

Thirrjes së Alketa Vejsiut iu përgjigjen shqiptarë të shumtë nga e gjithë bota, biznesmenë e kompani të shumta në vend, të cilët të gjithë sëbashku bënë të mundur që “Taramelja” dhe familja e tij të bëhej me një apartament në Tiranë.

Gjithashtu, nismës së spektaklit iu bashkua edhe Bashkia e Tiranës, duke bërë me shtëpi edhe gjyshërit e Xheison, duke e sjellë kështu të gjithë familjen në kryeqytet.

Në këtë mbrëmje finale të spektaklit, Alketa Vejsiu ndau me gjithë publikun një klip, në të cilin shfaqej apartamenti ku Xheison do të jetojë bashkë me familjen e tij, si dhe reagimin e tij kur hapi derën e shtëpisë.

“Shumë faleminderit ju kam shumë xhan, ju kam shumë zemër…” ishin fjalët e Xheison për të gjithë ata që i plotësuan ëndërr.

E pasi u fut në shtëpi, Xheison vuri në dyshim nëse ishte në ëndërr… “Ndoshta jam në ëndërr”, tha ai mes lotëve.

Edhe në skenën e madhe të “Piter Pan”, në Televizionin Klan, Xheison ishte i përlotur nga gëzimi.

Xheison Bafti: Me lot gëzimi jam duke qarë, me lot emocionesh.

Alketa Vejsiu: Ky njeri ka një dritë speciale se nuk ka mundësi, po ku i gjen këto fjalë, o Zot i madh.

Xheison Bafti: Nuk e di, mi sjell Zoti me magji…

Xheison Bafti: Një minutë, pushoni pak publiku ju lutem. Përshëndës Lali Erin, të gjithë ata që na kanë ndihmuar për blerjen e shtëpisë, edhe mësuesn time, shkollën time dhe Myshqetanë./tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz