Festa e Kurban Bajramit, boshatiset plazhi i Durrësit |Video
03

Lexo edheKreu i grupit parlamentar pranon miqësinë me trafikantin e drogës. Kemi lidhje familjare

Festa e Kurban Bajramit boshatisi këtë të martë plazhin e Durrësit!
Një vëzhgim me kameran e Ora News në plazhin më të madh të vendit tregoi se veç temperaturave të larta, asgjë tjetër nuk tregon se jemi ende në pikun e sezonit turistik!
Shezlongët përgjatë të gjithë vijës bregdetare ishin thuajse bosh!
Kosovarët, pushues besnikë buzë adriatikut, por të njohur edhe për lidhjet e forta me besimin, nuk kishin ardhur për shkak të festës, ndërsa ata që rezervimi i pushimeve i zuri në Durrës, thanë se kishin dalë për pak orë, pasi nuk mund ta humbin drekën tradicionale të Kurban Bajramit

Lexo edheKreu i grupit parlamentar pranon miqësinë me trafikantin e drogës. Kemi lidhje familjare
Por kjo panorame pritet të jetë krejtësisht tjetër në ditët në vijim!
Agjensitë e transportit me Kosovën thonë se prej të mërkurës, një numër të lartë pushuesish pritet ti drejtohejt bregdetit shqiptar për pushime pasi sezoni ende nuk ka përfunduar dhe kushtet atmosferike ende i favorizojnë ata që kërkojnë qetësinë buzë detit.