BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli shkarkon Staroven, ja kush zyrtarizohet sonte (FOTO)

Feronikeli shkarkon Staroven, ja kush zyrtarizohet sonte (FOTO)

Të ngjajshme

Edhe pse shënoi fitore në sekondat e fundit, Feronikeli e shkarkoi trajnerin Sulejman Starova.

Nga 12 ndeshjet që skuadra nga Drenasi i luajti me trajnerin shqiptar, Feronikeli ka shënuar vetëm dy fitore, një humbje dhe plot 9 barazime, që pa asnjë dyshim nuk i mbush apetitetdhe pritshmëritë që ka kjo skuadër, shkruan Korneri.net

Ekskluzivisht redaksia jonë merr vesh që tashmë ka përfunduar çështja e e trajnerit të ri. Feronikeli do të drejtohet sërish nga trajneri Zekirija Ramadani.
Emri i tij është përfolur disa ditë më parë, apo më saktë në momentin e parë kur ish-trajneri dikur edhe i Trepçës ’89, kishte dhënë dorëheqje nga FC Shkupi.
Ramadani pritet që neser të jetë në Drenas për të nënshkruar kontratën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz