back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli shikon larg, synon ta ruajë boshtin e skuadrës

Feronikeli shikon larg, synon ta ruajë boshtin e skuadrës

Të ngjajshme

Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it

Rusia ka urdhëruar bllokimin e WhatsApp, ndërsa Kremlini vazhdon...

Arda Guler po përballet me sfida, ish-trajneri ka folur për situatën e tij

Arda Guler është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike...

“Nuk e duan në skuadër”, mentori i Arda Gulerit: Ka presion të madh…!

Një deklaratë tronditëse ka ardhur nga Serhat Pekmezci, mentori...

Kur kanë kaluar 28 javë në Superligën e Kosovës, Feronikeli është lider në renditjen tabelore së bashku me Prishtinën, me nga 65 pikë të grumbulluara.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani është duke kaluar nëpër një formë mbresëlënëse këtë edicion, ku pas 28 ndeshjeve ka regjistruar 20 fitore, pesë barazime dhe tri humbje.

Statistika të njëjta ka edhe Prishtina, por që goldallimi e bën skuadrën nga Drenasi lider të kampionatit elitar kosovar.

Në pesë ndeshjet e mbetura “Industrialistët” synojnë të mos lëshojnë pikë, pasi që çdo gabim u kushton me titull.

“Blindimi” i lojtarëve

Investime të shumta janë bërë te klubi nga Drenasi në vitet e fundit, duke e ndërtuar një skuadër të qëndrueshme e me lojtarë shumë cilësorë.

Edhe për edicionet në vazhdim klubi që drejtohet nga presidenti Naser Ramaj kërkon të lërë gjurmë në futbollin e Kosovës.

Kështu ish-kampioni i Kosovës beson se shumica e futbollistëve kryesorë do të mbeten në klub edhe për edicionet e ardhshme.

Lidhur me këtë gazeta “Zëri” ka kontaktuar me zëdhënësin e Feronikelit, Erlind Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se ende nuk ka ndonjë marrëveshje për kontratat e reja, por që në klub besojnë se futbollistët do të vazhdojnë aventurën e tyre në Drenas. “Nuk kemi arritur ende ndonjë marrëveshje për kontratat e reja të futbollistëve, por që besojmë se ata do të mbeten pjesë e Feronikelit edhe në edicionin e ardhshëm”, tha zëdhënësi Erlind Krasniqi.

S’ka bileta ndaj Gjilanit

Ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës në kuadër të javës së 29-të Feronikeli do ta zhvillojë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit do ta kenë përballjen me Gjilanin e Gentian Mezanit.

Ndërkaq për këtë ndeshje klubi drenicas ka vendosur që ta lejojë hyrjen e tifozëve vendas pa paguar asnjë cent.Kurse zëdhënësi Krasniqi e ka konfirmuar këtë vendim. “Për këtë ndeshje biletat do të jenë falas për tifozët tanë. Ndërkaq ende nuk kemi vendosur për ndeshjet e radhës”, konfirmoi Erlind Krasniqi.

Në ndeshjet e radhës Feronikeli pret në shtëpi Gjilanin, Dritën dhe Prishtinën, kurse është mysafir i Drenicës dhe i Llapit. /Zëri.info

Të Fundit

Sport

ShowBiz