BallinaSportFederata Senegaleze e Futbollit reagon pasi iu morr titulli i Kupës së...

Federata Senegaleze e Futbollit reagon pasi iu morr titulli i Kupës së Afrikës

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Federata e Futbollit të Senegalit, ka reaguar pasi i është marr në tavolinë titulli i Kupës së Afrikës, dhe i është dhënë Kombëtares së Marokos.

Juria e Apelit e Konfederatës Afrikane të Futbollit morri vendim që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 për Marokon, për shkak se ekipi i Senegalit u tërhoq nga fusha në fund të takimit, për shkak të mospajtimit të vendimit të gjyqtarit kryesor, i cili akordoi penallti në minutat e fundit, shkruan IndeksOnline.

Federata Senegaleze e Futbollit ka dënuar këtë vendim, duke e cilësuar si të padrejtë, të paprecedent dhe të papranueshëm, i cili hedh hije mbi futbollin afrikan, derisa ka njoftuar se ata do të ankohen pranë Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin (TAS) në Lozanë.

Reagimi i plotë:

Federata Senegaleze e Futbollit (FSF) ka marrë sot dijeni për njoftimin e vendimit të dhënë më 17 mars 2026 nga Juria e Apelit e Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF), në kuadër të çështjes DC23316. Kjo procedurë vjen si pasojë e ankesës së paraqitur gjatë ndeshjes nr. 52 të Kupës së Afrikës së Kombeve (CAN) TotalEnergies, Marok 2025, që përballi Senegalin me Marokun.

Me këtë vendim, Juria e Apelit e CAF e ka shpallur të pranueshëm apelimin e Federatës Mbretërore Marokene të Futbollit (FRMF) dhe e ka pranuar atë. Si rrjedhojë, instanca ka anuluar vendimin e mëparshëm të dhënë nga Juria Disiplinore e CAF, me arsyetimin se e drejta për t’u dëgjuar e palës apelante nuk ishte respektuar gjatë procedurës së shkallës së parë.

Federata Senegaleze e Futbollit dënon një vendim të padrejtë, të paprecedent dhe të papranueshëm, i cili hedh hije mbi futbollin afrikan.

Për mbrojtjen e të drejtave të saj dhe të interesave të futbollit senegalez, Federata do të nisë, në afatin më të shkurtër të mundshëm, një procedurë apelimi pranë Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin (TAS) në Lozanë.

FSF rikonfirmon angazhimin e saj të palëkundur ndaj vlerave të integritetit dhe drejtësisë sportive, dhe do të mbajë publikun të informuar për zhvillimet e mëtejshme të kësaj çështjeje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz