FBK ndan dhjetra mijëra euro për fituesit e garave
BILLI
Lexo edheRita Ora flet për revistën zvicerane: Do të ishte e mrekullueshme të bëja një këngë në shqip
FBK do të vazhdojë t’i shpërblejë edhe klubet e Superligës së Kosovës për rezultatet e arritura në edicionin 2018/19.
Në këtë mënyrë skuadra kampione e elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehet me 12,000.00 euro, ndërsa ekipit nën kampion do ti takojnë 6,000.00 euro.

Lexo edheRita Ora flet për revistën zvicerane: Do të ishte e mrekullueshme të bëja një këngë në shqip
Ndërkaq skuadrat që kanë arritur të sigurojnë nga një vend në katërshen e madhe të elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehen me nga 3,000.00 euro.
Në këtë mënyrë krahas të hollave nga të drejtat televizive që u ndahen klubeve të Superligës së Kosovës, Bordi i FBK-së vazhdon të mbështesë skuadrat e elitës së meshkujve dhe femrave për t’i inkurajuar, por edhe për t’i ndihmuar sadopak në mbulimin e shpenzimeve.