back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeFamiljarët flasin për vdekjen nxënëses 12 vjeçare në shkollën e Istogut

Familjarët flasin për vdekjen nxënëses 12 vjeçare në shkollën e Istogut

Të ngjajshme

Hoxhaj: Kurti e ka shkel sovranitetin e Kosovës me energjinë e blerë nga Serbia

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Paralajmërohet bllokadë rruge afër kufirit Kosovë–Serbi: QKMK rekomandon rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se,...

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...
- Advertisement -

Dita e martë ishte e kobshme për qytetin e Istogut, pasi Medina Buleshkaj, nxënëse e klasës së shtatë në shkollën fillore “Bajram Curri” në Istog, , vdiq gjatë kohës kur ishte në shkollë.

- Advertisement -

E njëjta është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Istog. Televizioni T7 sot ka qëndruar në familjen e së ndjerës, por edhe në shkollën ku ndodhi e gjithë ngjarja.

Vdekja e papritur e Medinës ka tronditur familjen, bashkëmoshatarët e saj, por edhe stafin e shkollës “Bajram Curri” të Istogut.

Drejtori i kësaj shkolle, Sejdi Kabashi, i cili bashkë me një pjesë të stafit të shkollës e kishin dërguar të ndjerën në QKMF, ka thënë për Televizionin T7 se Medina kishte qenë duke dalë nga klasa në momentin kur është rrëzuar.

Nxënësja 13-vjeçare kishte ndërruar jetë deri sa kishte arritur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog. Vdekjen e saj e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

“Kur e ka sjellë drejtori këtu, ajo ka qenë pa shenja jete. Pas ekzaminimit që i ka bërë mjeku është vërejtur se nuk ka shenja në trup. Vajza ka vdekur për shkak të sëmundjes që kishte”, ka thënë Drejtori i QKMF’së në Istog, Anton Gega.

Shkaktari i vdekjes së Medinës nuk dihet, pasi nuk është kryer autopsia. Mirëpo dyshohet se ajo ka vdekur nga ataku kardiak. Kjo pasi xhaxhai i Medinës, Fatmir Buleshkaj ka thënë për T7 se e ndjera vuante nga një sëmundje e zemrës kur ishte në moshën 2-vjeçare.

“Prej moshës 2-vjeçare ka qenë e sëmurë. Është trajtuar jashtë vendit. Por, gjendja e saj ka qenë stabile, nuk i është përkeqësuar shëndeti”, ka thënë Buleshkaj.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka folur po ashtu për rastin.

“Mund t’jua konfirmoj se një i mitur gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja jete. Hetimet janë duke vazhduar. Ndërkohë rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Shkaqet ende nuk dihen”, ka thënë Rugova.

Medina është varrosur sot, në varrezat e qytetit të Istogut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz