A është bredhi i Vitit të Ri në Skenderaj më i “bukuri” në botë? (FOTO)

Në traditën e këtyre festave, është i pashmangshëm edhe dekorimi i bredhit të festave, e madje bredha të mëdhenj po vendosen edhe nëpër sheshet e qyteteve.
Por qytetarët e Skënderajt janë zgjuar një mëngjes dhe e kanë pasur vështirë ta kuptojnë në është ky bredhi i festave, apo ndonjë izolim i bredhit.
Siç shihet në fotografinë e dërguar në redaksinë e Gazetës Metro, bredhi në Skënderaj është i bërë nga një pëlhurë që më shumë ngjan me ndonjë izolator punimesh, se sa me bredh feste.
Lexo edheJa si duket shtëpia e re e Hashim Thaçit në Çagllavicë (Video)
E ky dekorim me ‘shije’ ka bërë që edhe qytetarët e tjerë të mos jepen shumë pas dekorimeve. Shihet se i kanë lënë anash këto festa, dhe nuk kanë dekoruar fare lokalet e tyre, por kanë lënë këtë bredh si objektin kryesor të festave të fundvitit.















