Shkruan Esat Shala
Jemi në vitin 2017 apo më mirë të themi 18 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë ku 70% e popullit tonë po vazhdon të jetoj ende në varfëri të skajshme. Dikush po lufton me jeten për bukë e dikush po mbulohet me pare n’kauq! Një pjesë e madhe e politikes është përgjëgjse për varferin e madhe që e ka kaplu shtetin tonë.
Shumë gjak është derdhur për vendin tonë. Shumë nëna ende edhe sot derdhin lot për më të dashurit e tyre që dhanë jeten për Liri e që kesaj Lirije sot vetëm politika ja ka pa hajrin me miljonat që i kanë bërë në krahë të atyre që kanë dhanë jeten për këtë tokë.
Tani po vjenë koha e zgjedhjeve kur prap milioneret e politikes do të trokasin në dyert e të varfërve për të kërkuar ndihmën e tyre apo për të vazhduar mandatin e tyre në përforcimin e pasurisë së tyre dhe dobësimin e përmirësimit të varfërisë së shtetit të tyre. Gjaku i dëshmoreve dhe të gjithë atyre që dhanë gjithcka për Liri do të i mallkoj të gjithë ata politikan që sot e 18 vite ja kanë pi gjakun këtij populli që sot është nën meshiren e Zotit dhe jo të shtetit.