Erdhi për pushime në Prishtinë, zhduket 15 vjeçarja: Familjarët tregojnë ku u pa për herë të fundit
03

Lexo edheKrasniqi thotë se takimi në Berlin i burrave të “fortë” të LDK-së është mesazh për VV-në

Familja Zagori që jeton në Austri, zgjodhi Kosovën për të kaluar festën e Vitit të Ri. Por, ky pushim nuk doli ashtu siç e kishte planifikuar ajo.
Vajza e kësaj familjeje 15- vjeçare, Erisa është zhdukur dy net më parë. Familjarët kanë njoftuar Policinë e Kosovës për zhdukjen e vajzës së tyre dhe janë në pritje të një lajmi të mirë në 48 orët e fundit, shkruan Indeksonline.
“Herën e fundit që dikush e ka parë ka qenë afër diskotekës “Maroon” rreth orës 21:00 të mbrëmjes. Na kanë thënë se e kanë marrë me dhunë, por nuk e di sa mund të jetë e vërtetë. Ajo me familje ka ardhur për pushime nga Austria pak ditë më parë”, ka thënë një familjare për Indeksonline.

Lexo edheKrasniqi thotë se takimi në Berlin i burrave të “fortë” të LDK-së është mesazh për VV-në
Familjarët kanë lënë një numër kontaktues të telefonit dhe luten që të njoftohen në rast se dikush ka informacion për Erisa Zagorin, 15- vjeçaren e zhdukur.
