back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeEnver Hoxhaj vë gurthemelin e pikës së përbashkët kufitare me Maqedoninë

Enver Hoxhaj vë gurthemelin e pikës së përbashkët kufitare me Maqedoninë

Të ngjajshme

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Rruga drejt paqes në Ukrainë është e paqartë, thotë Trump

Rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është...

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, kanë vënë sot gurthemelin e pikës së përbashkët kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, Bellanoc-Stanqiq. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministrat e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Maqedonisë, Bejtush Gashi dhe Oliver Spasovski, si dhe shefat e misioneve të BE-së, në Kosovë dhe Maqedoni, Nataliya Apostolova dhe Samuel Zhbogar.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se duhet pranuar që kufijtë asnjëherë nuk ka qenë më temë se sa sot, më të debatueshëm e të diskutueshëm jo vetëm në Ballkan por edhe kudo në Evropë e më gjerë.

Tha se sot po hapet një derë e re për të komunikuar e ndërvepruar. 

“Po mundësojmë komunikim e shkëmbim më të madh mes njerëzve e mallrave, mes qytetarëve e shoqërive tona, mbi të gjitha për banorët e zonave, për shqiptarët e të dyja anëve të cilët historikisht kanë lidhje miqësie e gjaku me njëri-tjetrin. Atyre u janë dashur 160 kilometra rrugë për të vizituar të afërmit dhe miqtë e tyre që nuk i kanë më shumë se 30 kilometra larg përmes kësaj pike të re. Prandaj në muajt në vazhdim, kjo zonë e madhe do të merr kuptim dhe dimension të ri, mbi të gjitha mes njerëzve,  mes komunave të Gjilanit, Likovës e Kumanovës, e më gjerë”, deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës.

 Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka falënderuar qeverinë e Maqedonisë, kryeministrin Zaev dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin për gjithë angazhimin që kjo çështje e stërzgjatur të përmbyllet me sukses. 

“Jam këtu për të falënderuar të gjithë që u angazhuan që nga fillimi që ky projekt të jetësohet, dhe nuk mund ta fsheh e ta them hapur që u rikthye në agjendë një projekt tashmë dukej gati i pamundur për shkak të zvarritjeve të pakuptimta për 5 vjet. Dhe për këtë ka një numër njerëzish me merita që ne sot po e jetësojmë kërkesën dhe pritjen e shumë qytetarëve. Por, që kjo ide e lindur mes dy shteteve tona vite më parë nuk do të arrinte ku është sot afër realizimit pa ndihmën e Bashkimit Evropian. Prandaj, i falënderoi të dy përfaqësuesit e BE-së në Prishtinë dhe Shkup për përkrahjen dhe financimin në ndërtimin e njërës prej pikave më moderne sipas modelit IBM në Ballkan që do të kushtoj 1 milionë e 200 mijë euro”, ka thënë Hoxhaj. 

Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se fillimi i ndërtimit të kësaj pike të re kufitare nuk e ka vetëm simbolikën e komunikimit, qarkullimit dhe të ndërveprimit mes njerëzve  por, do të shërbejë si një urëlidhje e mirë për zhvillim ekonomik, për shkëmbime më të mëdha të produkteve e mallrave.

Hoxhaj deklaroi se me këtë pikë po synohet rritja e ndërveprimit edhe për shtetet tjera pos dy vendeve tona si me Greqinë, Bullgarinë e Turqinë. Duke kaluar në këtë pikë, rruga për këto vende do të shkurtohet edhe më shumë.  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz