EMRI/ Durrës, 18-vjeçarja italiane përdhunohet te shezlongët, arrestohet 26-vjeçari me precedentë
dp

Lexo edhePagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 5 shtatorit në qytetin e Durrësit, ku një 18-vjeçare me shtetësi italiane ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga një person.
Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës reaguan menjëherë pas njoftimit, duke organizuar një operacion intensiv për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pas disa orësh punë hetimore dhe veprimesh profesionale, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Leonardo Preza 26 vjeç, banues në lagjen nr. 13 të Durrësit, person me precedentë penalë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.

Lexo edhePagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta