BallinaJetëËmbëltuesit artificial mund të dëmtojnë enët e gjakut

Ëmbëltuesit artificial mund të dëmtojnë enët e gjakut

Të ngjajshme

Ne e dimë se sheqeri, i konsumuar në sasi të mëdha, rrit rrezikun e një sërë shqetësimesh shëndetësore.

Një studim i kohëve të fundit tregoi se ëmbëltuesit artificial mund të kenë pasoja të ngjashme, por me rrugë të ndryshme biokimike.

Gjatë viteve të fundit, konsumimi i tepruar i sheqerit është lidhur përfundimisht me obezitetin, diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare, transmeton Indeksonline.

Sot, dhjetëra mijëra produkte përfshijnë ëmbëltues artificialë, duke i bërë ato një nga aditivët më të përdorur të ushqimit në botë.

Gjithnjë e më shumë, janë duke u botuar studime që rekomandojnë refuzimin e këtyre shtesave në ushqim për arsye se, përveç dëmtimeve që u përmendën më lartë, ato në masë të madhe dëmtojnë edhe enët e gjakut./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz