BallinaShqiptareElvis Naçi çon Argitën në spital, nis rruga e gjatë drejt shërimit,...

Elvis Naçi çon Argitën në spital, nis rruga e gjatë drejt shërimit, duhen 10 operacione!

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Historia e Argitës 8 vjeç me skoliozë u transmetua të premten e kaluar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”. Rasti i saj është i rëndë dhe ka nevojë për ndihmë urgjente. Vajza thotë se nuk e zë dot gjumi nga dhimbjet e skoliozës, ndërsa në shkollë e bullizojnë pasi shikon vetëm nga njëri sy.

Familja e Argitës nuk ka të ardhura për ta kuruar vogëlushen. Argita ndien vetëm dhimbje pasi skolioza po i merr frymën dhe i shkakton dhimbje. Gazetarja Volitza Duro mori Argitën në shtëpinë e saj për ta çuar drejt spitalit në Tiranë ku e priste Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri.

“Kemi një rrugë të gjatë për ta kuruar, por në fund të tunelit do shikojmë dritë” i tha Elvisi, të ëmës së Argitës.

Elvisi i tha Argitës se ka tashmë gjithë mbështetjen e shqiptarëve dhe se të gjtihë duan ta shikojnë të rritet si moshatarët e saj. Me të mbërritur në spital në Tiranë Argita iu nënshtrua rezonancës. Dr. Kamili tha se Argita duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje ku do i vendosen implantet. Pas këtij operacioni mjeku sqaroi se vajza deri në moshën 12 vjeçare do i nënshtrohet çdo 6 muaj edhe disa mikrokirurgjive të tjera për mos t’i ndalur procesin e zgjatjes së saj, pasi mosha e saj është delikate.

Në moshën 12 vjeçare Argita do të bëjë një operacion final për t’i fiksuar përfundimisht shtyllën kurrizore. Pra në total 8 vjeçarja duhet të kryejë 10 operacione. Kostoja e gjithë operacioneve mund të shkojë deri në 35.000 euro.

Mjeku tha se vajza vuan nga kajfozis dhe skolioza. Bazuar ne rezultatet e testimeve që iu kryen, skolioza i është shkaktuar nga neurofibromatoza. Sëmundja i ka përparuar dhe shpina e saj është përthyer në një kënd 127 grade. Operacioni i parë do t’i bëhet jo vetëm për t’i përmirësuar pamjen por për t’i shpëtuar jetën vajzës. Nga studio e shqiptarëve këtë të premte Elvis Naçi njoftoi se operacioni i parë i Argitës kishte përfunduar sot me sukses dhe se 8 vjeçarja gëzon shëndet të plotë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz