back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeEksporti mbulon importin me vetëm 13.7 për qind

Eksporti mbulon importin me vetëm 13.7 për qind

Të ngjajshme

Prishtinë: Arrestohet 28-vjeçari – dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

Foda: Kosova ka forcën për t’u kualifikuar në Botëror

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur...

Starmer: Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë vigjilente ndaj Putinit

Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer ka thënë se...

Për çka “u prish” koalicioni parazgjedhor mes LDK-së e NISMA

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë arsyet...

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se dallimet në mes të importit dhe eksportit në Kosovë po vazhdojnë të rriten.

Sipas shifrave të ASK-së, deficiti tregtar është rritur edhe në muajin nëntor të vitit 2016, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Kjo rritje është 4.3 për qind, shkruan sot Koha Ditore.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.3% në muajin nëntor 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 202.7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 194.4 milionë eurosh në vitin 2015”, thuhet në publikimin “Statistikat e Tregtisë së Jashtme, nëntor 2016”, të ASK-së.

Sipas këtyre statistikave, eksporti mbulon importin me vetëm 13.7 për qind.

Vlera e eksportit të mallrave në muajin nëntor të vitit 2016 ishte vetëm 32.1 milionë euro, ndërkohë që vlera e mallrave të importuara është 234.8 milionë euro, ose 202 milionë euro më shumë sesa vlera e mallrave të eksportuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz