back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeEksperti i sigurisë: Institucionet tona po rrinë duarkryq, policia kufitare duhej të...

Eksperti i sigurisë: Institucionet tona po rrinë duarkryq, policia kufitare duhej të reagonte

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Eksperti i çështjes së sigurisë, Nuredin Ibishi i ka cilësuar të qëllimshme këto provokime nga ana e Serbisë.

Në një prononcim për GazetaBlic, Nuredin Ibishi tha se problemi qëndron tek demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

“Këto provokime janë të qëllimshme për të tensionuar situatën. Problemi qëndron tek demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Në këto raste duhet të ftohet KFOR-i që me i apelu qytetarët në një situatë kaq të ndieshme, pasi parakalimi i tyre po nxitë tension”, tha fillimisht Ibishi.

Tutje ai ka shtuar se policia kufitare e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in është dashur të ndërhyjnë dhe se po sillen sikur kjo është e rastësishme.

“Më habit fakti që policia kufitare e jona ka kontakte të vazhdueshme me KFOR-in i cili poashtu është përgjegjës kur ka të bëjë me sigurinë e jashtme dhe nuk ftohen që menjëherë të vijnë e të ndërhyjnë. Këto provokime po zgjasin për vite me radhë dhe ne po sillemi sikur kjo po ndodh sikur e rastësishme”, vazhdoi ai.

Për ekspertin e çështjes së sigurisë, institucionet e Kosovës po rrinë duarkryq.

“Xhandarmëria serbe hyn atje, provokon qytetarët me parakalim, pas pak kohe tërhiqet, ndërsa institucionet tona rrinë duarkryq, kjo është e papranueshme, pasi ato janë përgjegjëse për këto raste në bashkëpunim me KFOR-in”, përfundoi Ibishi për GazetaBlic.

Të Fundit

Sport

ShowBiz