Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për aktivitetin e tij në luftën e UÇK-së si dhe aktivitetin e tij politikë pas lufte, shkruan Drenicapress.info
Në këtë emision, Sami Lushtaku ekskluzivisht tregoi se do të kandidojë për Kryetar Komune në Skënderaj.
Kujtojmë se Sami Lushtaku u tërhoq me vetë-dëshirë nga gara, pas paraqitjes së kandidaturës së Bekim Jasharit.
Por Sami Lushtaku ka treguar vendosmërinë që do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Skënderajt për të përfunduar projektet që ka nisur sa ishte kryetar i Skenderajt.
Lushtaku për kandidimin e tij flet nga minuta e 42-të
LEXO EDHE:
Sami Lushtaku: Lufta e UÇK-se nisi me urdhër të Ibrahim Rugovës (VIDEO)
Sami Lushtaku: Albin Kurti më ka vizituar pas daljes nga burgu në vitin 2004 (VIDEO)