Që pas përfundimit të eleminatoreve për kampionatin botëror, Kosova ka mbetur pa trajner, ndërsa pritjës disa muajshe pritet ti vije fundi.
Siç mëson ‘futbollikosovar.com’, trajner i ri i Kosovës, do jetë Zvicërrani, Bernard Challandes, 66 vjeçar, aktualisht skaut i skuadrës FC Basel.
Në të kaluaren Challandes ka qenë selektor i Zvicrrës U21, dhe kombëtarës së Armenisë, ndërsa ka udhëhequr edhe skuadra si Zurich, Thun, Sion e Xamax.
Zyrtarizimi i Challandes pritet të bëhet gjatë fillimit të muajit mars, kurse trajneri i ri, do udhëheq Kosovën në dy takimet miqësore të po ati muaji./futbollikosovar.com/
