Të henen KF Drenica luan me Vllazninë e Pozhoranit, dhe për klubin futbollistik nga Drenica, pikët e plota nga ky duel janë obligim.
Tifo-grupi nga Skenderaj “Shqiponjat e Zeza” kanë një mesazh për futbollistët e Drenicës, që të bashkuar dhe me ndeshje të bukura t’ia rikthejnë krearinë e klubit të tyre.
“Shumë gjëra të bëjnë krenarë dhe të turpëruar , por e vetmja gjë na bënë vetëm krenarë dhe asnjëherë të turpëruar neve dhe gjithë këtë qytet është Drenica.
Këtë krenari e kemi trashëguar ,rritur dhe ruajtur mjaftë mirë deri tani. Shpeshëherë kemi pasur vështirësi por kur jemi bashkuar çdo kundërshtar është dridhur nga forca jonë.Ne kur jemi bashkuar na është dëgjuar dhe parë veprat tona në ballkan dhe gjithë Europën”, thuhet në njoftimin e tifozëve drenicas./Drenicapress.info/