Miftaraj kritikon ministrat pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës: Jeta e një gruaje për politikën është statistikë – Politika në Kosovë është pushtet, xhipa, privilegj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka kritikuar ministrat Xhelal Sveçlën dhe Donika Gërvallën, duke thënë se ata po mungojnë në marrjen e përgjegjësisë institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Në një reagim publik, Miftaraj ka përmendur veprimet e Policisë dhe të sistemit prokurorial, përfshirë suspendimin e 11 zyrtarëve policorë, suspendimin e dy prokurorëve dhe transferimin e lëndëve nga Peja në Prishtinë, me qëllim të krijimit të kushteve për hetime të pavarura, transmeton lajmi.net.
Ai ka vlerësuar edhe dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke thënë se ai ka marrë përgjegjësi institucionale dhe nuk është fshehur pas uniformës apo pozitës.
“Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha, duke kuptuar peshën e përgjegjësisë institucionale, nuk fshihet prapa uniformës dhe pozitës, por dëshmon karakter, moral dhe etikë dhe ofron dorëheqje”, ka shkruar Miftaraj.
Megjithatë, sipas tij, ajo që mungon janë dorëheqjet që burojnë nga përgjegjësia institucionale e ministrave të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.
Miftaraj ka kritikuar politikën në Kosovë, duke thënë se ajo është pajtuar me mungesën e moralit, përgjegjësisë dhe ndjeshmërisë.

Lexo edheProtestuesit në Pejë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hedhin tym me ngjyrë dhe brohorasin “Marre, marre!”
“Politika në Kosovë tanimë është pajtuar me fatin se s’ka moral, s’ka përgjegjësi, s’ka etikë, s’ka ndjeshmëri”, ka shkruar ai.
Në fund, drejtori i IKD-së ka përdorur tone të ashpra ndaj klasës politike, duke thënë se për të, pushteti dhe privilegjet janë bërë më të rëndësishme sesa jeta e qytetarëve.
“Politika në Kosovë është pushtet, xhipa, privilegj. Jeta e një gruaje në Kosovë për politikën është statistikë. Fatkeqësisht”, ka përfunduar Miftaraj.
Postimi i plotë:
Policia suspendon 11 policë me i hap rrugë një hetimi të pavarur.
Këshilli Prokurorial suspendon dy prokurorë me i hap rrugë një hetimi të pavarur disiplinor.
Sistemi prokurorial i merr lendet nga Peja dhe i transferon ne Prishtine me i hap rruge nje hetimi penal te pavarur dhe me integritet.
Drejtori i Policise Gazmend Hoxha duke kuptuar peshen e pergjegjesise institucionale nuk fshihet prapa uniformes dhe pozites, pot deshmon karakter, moral dhe etikë dhe ofron doreheqje.
Ajo çka po mungon jane doreheqjet qe vine nga pergjegjesia institucionale e Ministrave te Drejtesise dhe Puneve te Brendshme.
Dhe kjo eshte deshmi se politika ne Kosove tanime eshte pajtuar me fatin se ska moral, ska pergjegjesi, ska etike, ska ndjeshmeri.
Politika në Kosove eshte pushtet, xhipa, privilegj. Jeta e nje gruaje ne Kosove per politiken eshte statistike. Fatkeqesisht./lajmi.net/