Kush është Fehmi Hoti, tani ushtrues detyre i drejtorit të Policisë së Kosovës?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosvës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i policisë pas ngjarjes tragjike të Arlinda Zekaj dhe neglizhencës së vazhdueshme nga institucionet si: Policia, Prokuroria, QPS-ja dhe gjyqësori.
Kryeministri Kurti ka njoftuar se pranoi nga Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pranoi nga z. Gazmend Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”,thuhet në njoftim.
Në vend të Gazmend Hoxhës ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, është caktuar Fehmi Hoti.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”,thuhet tutje.
Dorëheqje nga drejtori i Policisë së Kosovës pati dhënë edhe Samedin Mehmeti, në vitin 2022.

Samedin Mehmeti dha dorëheqje nga udhëheqja e Policisë së Kosovës më 30 gusht dhe për këtë kishte informuar Ministri i Brendshëm , Xhelal Sveçla.
Dorëheqja e tij kishte ardhur si akt moral pas rastit të rëndë të dhunimit të 11 vjeçares.
Arsyeja e dorëheqjes, sipas Sveçlës, lidhet me “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçarjeje në Prishtinë nga pesë të dyshuar.

Lexo edheKurti pranon dorëheqjen e Gazmend Hoxhës, emëron pasuesin e tij
Edhe asajkohe ushtrues detyre ishte vendosur zvdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.
“Tashmë kryeministri [i Kosovës, Albin] Kurti ka liruar nga detyra Mehmetin dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm, Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, tha Sveçla përmes një postimi në Facebook.
Fehmi Hoti është pjesë e Policisë së Kosovës prej shumë vitesh, dhe shërbente në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës. Ai ka punuar në Departamentin e Krimeve të Rënda. Më saktësisht ai ka udhëhequr Divizionin për Hetimin e Krimit nga viti 2010 deri më 2019
Hoti karrierën në Polici e kishte nisur si polic patrullues në Rahovec, përderisa para se të bëhej zv/drejtor kishte qenë udhëheqës i Drejtorisë së Policisë në Prishtinë.
Hoti po ashtu është zëvendësdrejtor i përgjithshëm që nga shkurti i vtiti 2021.
Fehmi Hoti vendoset në krye të Policisë së Kosovës në një kohë kur ka shumë kritika drejtuar policëve të vendit, pas ngjarjes së rëndë në Vitomiricë, ku Arlinda Zekaj u vra pas një varg raportimesh për dhunë dhe kërcënime ndaj saj./Lajmi.net/













