Tashmë kur kemi hyrë në 48 orëshin e fundit të votimit të qeverisë së re të Kosovës, e përcaktuar për të hënën e 3 shkurtit, gjërat duket se po qartësohen.
Qartësimi ka të bëjë me formulën e koalicionit qeverisës ndërmjet VV-së dhe LDK-së.
Ballkani.info merr vesh eksluzivisht se marrëveshja është arritur dhe se ka mbetur finalizimi zyrtar ndërmjet Kurtit dhe Mustafës.
Sipas këtij dakordimi, LDK-ja do ta ketë kryeparlamentarin për katër vjet, jo për një vit siç ishte kërkuar paraprakisht deri në zgjedhjen e presidentit.
Ministritë do të ndahen 5 me 5, ndërkaq marrëveshja për presidentin do të jetë sekrete ku VV-ja ia voton kandidatin LDK-së.